Sunday, August 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETjetër asist i shkodranit Sabah Kerjota dhe tjetër fitore e Hearts në...

Tjetër asist i shkodranit Sabah Kerjota dhe tjetër fitore e Hearts në Skoci

Shkruar nga Gjergj KOLA

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota e ka nisur mbarë sezonin e ri me skuadrën e tij Hearts. Edhe në ndeshjen e sotme, të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Skocisë ndaj ekipit Inverness CT, ai ka qenë për 90 minuta si titullar në fushë dhe njëkohësisht ka dhënë sërish një asist duke kontribuar në fitoren 6-2 dhe në kualifikimin në çerekfinale të skuadrës ku ai bën pjesë.

Kerjota kishte luajtur edhe të enjten 15 minutat e fundit në ndeshjen e Europa League ndaj Benfikës (1-1) ndërsa sot është lënë në fushë nga ana e trajnerit Vranken deri në minutën e dytë të kohës shtesë kur i liroi vendin Dhanda.

Ndërkohë për ish- futbollistin e Akademisë Vllaznia momenti më vendimtar në aspektin personal ka qenë ai i minutës së 58-të kur dha topin e golit për shokun e skuadrës Mato, i cili e dërgoi topin në rrjetë duke i barazuar shifrat në 2-2 dhe duke i hapur rrugë fitores së thellë më pas të Hearts. Po ashtu ai ka fituar edhe një 11-metërsh duke u shndërruar kësisoj në një protagonist kryesor të këtij suksesi të Hearts.

Për Kerjotën ky ishte asisti i dytë në këtë sezon, por me siguri që në vazhdim do të shohim edhe shumë gjëra të tjera të bukura nga këmbët e këtij lojtari shumë të talentuar.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments