Bayer Leverkusen dhe Roma kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, që iu jep të drejt gjermanëve të festojnë kalimin në finale me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Leandro Paredes shënoi dy herë nga penalltia në këtë ndeshje, ndërsa Gianluca Mancini (autogol) dhe Josip Stanisic shënuan për gjermanët në këtë barazim.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Granit Xhaka që u vlerësua me notën 8.9, ndërsa pas tij erdhi Exequiel Palacios me notën 8.4, nga SofaScore.

Mesfushori shqiptar kishte një asistim, 107 prekje të topit ndaj Romës,ndërsa kompletoi 90 pasime. Përqindja e pasimeve kishte saktësi prej 90 për qind.

Xhaka kishte 10 pasime kyçe, një goditje jashtë portë dhe u falua dy herë. Mesfushori fitoi gjashtë duele.