Në Asamblenë e Përgjithshme 2019, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur për shumë tema, duka filluar ngë Kombëtarja, e deri tek futbolli në vend.

“Ekipi jonë Kombëtar nuk dha frytet e punës që ne kemi bërë me këtë ekip. Rezultatet e papëlqyera çuan në stafin e ekipit Kombëtar A. Me gjithë përkushtimin, nuk janë dhënë rezultatet për moshat. Gjendja financiare është e sigurt. Janë rritur nga biletat, nga reklamat. Vlen të përmendet puna e mirë e administratës së FSHF-së.

Në Fier është hapur një degë edukimi, për të gjithë ata që duan të bëhen trajnerë. Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit ka qenë një sukses, për fëmijët që duan të luajnë futboll. Gjithmonë jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në futboll. Kemi evoluar në mënyrë të shpejtë.

Është e nevojshme të përballemi me realitete të ndryshme. Ka ardhur momenti të hedhim një hap cilësorë. Këto i hedhim nëse bëhemi bashkë dhe shohim përpara për të ardhmen e sigurt të lojës sonë, për të mirën e lojës. Do bëjmë gjithçka për të hedhur këtë hap cilësorë. Është i nevojshëm të shikohet liçensimi. Mbylla e syve sic ka ndodhur më kurrë.

Nuk mund të kemi më impiante sportive të papërshtatshme. Jemi të gatshëm të mbështesim përmirësimin e tyre. Ne do të mbështesim çdo projekt. Gjithashtu, dhuna është një fenomen negativ. Komisioni i Disiplinës ka marrë masa nga këto ngjarje. Kërkohet një bashkëpunim më i madh. Të dënohen individët që janë shkaktar të dhunës. Këto na largojnë tifozët nga shkallët e stadiumeve.

Fiksimi i rezultateve të ndeshjeve nuk duhet të ekzistojë, Ky fenomen vazhdon të ekzistojë. Përpjeket tona nuk kanë gjetur mbështetjen e nevojshme. Do vazhdojmë të kërkojnë ndihmën edhe të prokurorisë. Së bashku jemi më të fortë. Mund të jemi të bashkuar për të ndërtuar një epokë të re në ndërtimin e futbollit shqiptar. Këto i kemi hedhur në një dokument, “Strategjia e Futbollit Shqiptar 2030”, është shprehur Duka./newsport/