Southampton ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 kundër Aston Villës, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Premier League. Skuadra e Armando Brojës mori një triumf të rëndësishëm. Sulmuesi kuqezi e nisi takimin nga stoli.

Ai u fut në lojë në minutën e 81-të të sfidës ku u prit me brohorima dhe ovacione nga tifozët. Ky padyshim qe eshte nje tregues se lojtari me origjine nga Malesia e Madhe ka fituar edhe zemrat e tyre.

Talenti i kombëtares shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë do të jetë gati për ekipin tonë përfaqësues për ndeshjet e nëntorit.

Pas këtij takimi, Southampton ngjitet në kuotën e 14 pikëve, ku renditet në vendin e 12-të. Ne ndeshjet e ardhshme me shume siguri Broja do te shfaqet serish protagonist edhe per kete skuader.