Teuta mposhti Tiranën 1-0 me një gol të Emiliano Vilës, në kuadër të javës së 29 të Kategorisë Superiore. Ndeshja e zhvilluar të hënë në “Niko Dovana” foli në fund për vendasit, që kanë rritur shpresat për një vend në Europë.

Kështu, Teuta është ekipi I parë që mposht bardheblutë pas plot gjashtë muajsh. Veç fitores, trajneri Edi Martini ka marrë një lajm të mirë, me mesfushorin Arbër Çyrbja që është drejt rikuperimit.

Lojtari u dëmtua dhe mungoi për disa ditë, ndërsa sot pritet që të bashkohet me grupin në stërvitje. Shkodrani I stolit I ka bërë një “dhuratë” skuadrës, duke e lënë të lirë pas fitores me Tiranën.

Nderkohe edhe sulmuesi Rubin Hebaj ka ndjere disa shqetesime pas ndeshjes me Tiranen dhe per kete arsye diten e sotme ka bere nje kontroll ne Shkoder tek klinika “Medicare” dhe çdo gje duket se eshte ok, çka do te thote se sulmuesi do te jete i gatshem per sfiden e rradhes.

Vetëm sot durrsakët do të veshin sërish këpucët e sportit, për të përgatitur ndeshjen ndaj Luftëtarit, që do të luhet të shtunë në 17:00.