Mjafton një foto dhe përshkrimi që mund t’i bësh asaj, thotë shumë gjëra. Siç ndodh me foton e këtij shkrimi në të
cilën janë sëbashku tre prej figurave të shquara të atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare.

Bëhet fjalë për Angjelina Gurakuqin që është në të majtë të fotos, Syrri Hotin dhe Luke Zefin. Kjo foto është e pak
viteve më parë ndërkohë që kujtojmë se prej tyre tashmë nuk jeton më Luke Zefi, e ndarë nga jeta pak muaj më parë.
Megjithatë ai që mbetet është kontributi i tyre i madh në këtë sport.

E nisim nga Angjelina Gurakuqi. Ajo ka konkurruar me sukses per shume vite me rradhe ne garat e 100 metrave me
pengesa, ne 200 metra dhe n kercim se gjati. Duke konkurruar ne keto disiplina ka fituar disa tituj kampione dhe
njekohesisht ka thyer edhe 10 rekorde kombetare duke konkurruar ne garat e mesiperme.

Ka qene anetare e ekipit tone kombetar per shume vite me rradhe dhe ka marre pjese ne shume aktivitete nderkombetare.
Per te gjitha keto arritje eshte nderuar me titullin “Mjeshtre Sporti”. Sakaq, vitin e kaluar, me rastin e festimeve
te 100 vjetorit te SK Vllaznia, ajo eshte nderuar si njera prej “Atleteve te Shekullit te SK Vllaznia”.

Vazhdojmë me Syrri Hotin, ish- atletin dhe trajnerin dhe drejtuesin e sportit në Shkodër. I datëlindjes 25 prill 1935, Syrria do të lidhej me atletikën që në moshë të re dhe konkurron në disa disiplina. Mbaron edhe ILKF “Vojo Kushi” dhe punon si mësues i edukimit fizik por edhe si inspektor pranë Klubit Vllaznia. Për shumë vite ka bërë edhe detyrën e trajnerit duke stërvitur sportistë të garave të kërcimeve.

E treta është e ndjera Luke Zefi, e cila në fakt është stërvitur nga trajneri Syrri Hoti. Në vitin 1963 Lukja ka thyer rekordin e kërcimit së larti, që e mbante Shaqe Nika. Më pas në maj 1964 rezultati i saj ishte 1.45 metra. Dhe me këtë rezultat ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik.

Më 3 korrik-4 gusht 1965 ka qenë në stërvitje me kinezët, me rekordmenen U. Fu-Sham. Me stërvitjen në Kinë siguron pjesëmarrjen në Ballkaniadë, por duke qenë se bëheshin në Athinë nuk morën pjesë. Në atë periudhë, deri në 1969, Luke Zefi eshte nderuar me tituj kampion, ndërsa deri më 1971 ka bërë një tërheqje nga sporti për arsye familjare.

Nga 1972-1973 eshte aktivizuar me Vllazninë dhe ka marrë pjesë në garat e kërcimit së larti, ndërsa rezultati im më i mirë është 1.51 metra. Në kërcim së gjati ka pasur rezultatin 5.43 metra. Me rezultatin që ka arritur në pesëgarësh eshte bërë Mjeshtre Sporti, ndërsa ka qenë fituese jo vetëm në këtë garë, por dhe në stafetën 4×100 metra dhe 80 metra.Në fillimin e karrierës se saj, Lukja ka garuar në tregarësh për të reja. Dhe në këtë disiplinë rezultati i saj ka qenë rekord. Edhe Luke Zefi eshte vleresuar si “atlete e shekullit” e SK Vllaznia.
Gjergj KOLA