Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel ndër të tjera është pyetur edhe për ndryshimin sipas tij mes trajnerit aktual të kombëtares Cristian Panucci dhe ish-trajnerit De Biasi.
Duka u pyet nga moderatoja e emisionit, Luana Vjollca se kush është trajneri më kërkues që ka drejtuar Shqipërinë gjatë kësaj periudhe dhe ai pa hezitim u përgjigj:
Njëri e ka emrin Gianni, tjetri Cristian …i pari është më diplomat, i dyti më i drejtpërdrejtë”.
Në fund, i pyetur se kur do të jetë gati “Arena Kombëtare”, kreu i FSHF-së deklaroi dha edhe një lajm me mjaft interes. “Arena Kombëtare” do ta luajë topin e parë në 2019-n, objektivi është në mars”. /EDS/