Basania po behet gati per startin e ndeshjeve zyrtare te ketij viti dhe ne prag te tyre ka zhvilluar diten e sotme miqesoren e trete. Dhe serish perballe saj ka qene nje ekip i kategorise se dyte si Veleçiku.
Ndaj Terbunit kishte humbur 2-3, ndaj Beselidhjes 1-3 dhe nderkohe sot ndaj koplikasve ka barazuar 1-1 ku pas golit te miqve shenuar nga Shekaj, ka ardhur ai i barazimit shenuar nga sulmuesi Albert Mila. Per trajnerin e Basanias Fatjon Hasanaj gjithçka po shkon ashtu si duhet sa i takon pergatitjeve te skuadres.
“Miqesoret jane te domosdoshme ne kete periudhe ne prag te nisjes se ndeshjeve zyrtare. Na kane ardhur disa lojtare te rinj dhe e kishim te nevojshme t’i shikonim ata ne fushen e lojes.
Sa i takon miqesores se sotme ndaj Veleçikut jam pjeserisht i kenaqur sepse patem disa gabime tek finalizimi i aksioneve. Kuptohet qe nuk me interesonte rezultati i ndeshjes, por menyra si do mbroheshim, si do sulmonim etj.
Kemi patur disa levizje ne ekip dhe kemi bere perforcime por jemi ne bisedime edhe me 2-3 lojtare te tjere dhe shpresoj t’i marrim ne ekip ne menyre qe pastaj te ecim te sigurte drejt arritjes se objektivit, ngjitjes nje kategori me lart”- eshte shprehur trajneri Hasanaj./SHKODRA-SPORT.COM/