Besëlidhja e basketbollit te meshkujve e ka nisur me fitore edhe fazen e dyte te kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka fituar me Teutën me rezultatin e pergjithshem 117-90. Skuadra lezhjane tregoi epërsinë e padiskutueshme edhe ne kete ndeshje.

Besëlidhja krijoi diferencë me Teutën që në fillim të takimit dhe e ruajti atë përgjatë gjithë kohës. Perioda e pare eshte mbyllur ne shifrat 38-19 ndersa ne te dyten u rregjistruar shifrat 18-16.

Nderkohe ne dy periodat e tjera te ndeshjes, djemte e trajnerit Bilali thjesht kane administruar rezultatin teksa ato u mbyllen me shifrat 27-25 dhe 34-30. Kesisoj e gjithe ndeshja eshte mbyllur me nje epersi prej 27 pikesh ne favor te lezhjaneve.

Kjo e sotmja ndaj Teutes eshte fitorja e 11-te e Beselidhjes ne po kaq ndeshje te luajtura, duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet lider i kampionatit. Megjithate ajo ka nje problem: Finalet.

Per te cilat duhet te filloje te mendoje qe tani per te korigjuar gabimet e verejtura ne dy finalet e humbura ndaj Tiranes ne menyre qe te mos zhgenjehen serish edhe ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/