Ditët e fundit u përfol se Lorenc Trashi do të firmoste te Vllaznia, por në fakt gjërat kanë ndryshuar dhe rrugës për në Shkodër, duket se ka preferuar të ndalet në Lezhë.
Si rrjedhojë, mbrojtësi me përvojë ka firmosur fhe më pas është prezantuar si futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Prezantimi i tij është bërë nga administratori i klubit Klaudio Fushaj dhe nga drejtori sportiv Renato Malota.
Trashi ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiltar dhe madje ka arritur të veshë edhe fanellën e kombëtares shqiptare dhe padyshim që konsiderohet një goditje “BIG” për lezhjanët.
Këta të fundit duket se do të kenë ambicie të mëdha në sezonin e ti ku do të luajnë në kategorinë e parë dhe sigurisht do ta bëjnë me një objektiv të qartë për të synuar Superligën.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


