Pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Kosovës U 21, sulmuesi i Shpresave Armando Broja është shprehur se suksesi nuk erdhi si pasojë e fatit por sepse ishin ekipi më i fortë në fushë. Në një prononcim për VipSport, Broja theksoi se do të ishte i lumtur nëse i vjen ftesa nga Kombëtarja A, ndërsa shpreson që të marrë minuta edhe me ekipin e parë të Çelsit.

Ndjesia e të luajturit me U 21? “Jam shumë i lumtur të luaj me këtë ekip, një skuadër mrekullueshme dhe vendi është i mrekullueshëm. Festuam si skuadër me fansat, një atmosferë shumë e mirë dhe një ndjenjë shumë e bukur. Jam i lumtur që fituam 2-1.

Ishte e vështirë, duke qenë lojtari më i ri në fushë? Nuk e mendoj kështu, sepse sa herë që zbres në fushë mundohem të jap më të mirën, edhe pse luaj me lojtarë më të mëdhenj, kështu që mendoj se ishte një test i mirë . Por kur luan si skuadër është më e lehtë, kështu që ndjehem mirë.

Mungoi goli? Nuk është gjithmonë çështja te goli, nuk është te individi. Është më shumë te ekipi, që të bëjë mirë. Iu afrova disa herë golit, por disa herë shënon dhe disa herë jo. Ndeshjen tjetër do të bëj më të mirë të shënoj.

Shqipëria ishte e fortë, apo me fat? Mendoj se ishim të fortë. Para ndeshjes folëm me trajnerin, folëm të gjithë së bashku dhe ishim të motivuar. Kemi punuar shumë dhe mendoj se nuk ishte çështje fati.

Gati për Kombëtaren A? Nuk e di, duhet të vazhdoj kështu si po luaj tani. Nëse më vjen thirrja, do të isha shumë i lumtur. Duhet të vazhdoj të punoj kështu si tani.

Gati për Çelsin? Këtë sezon ka qenë shumë mirë, kam shënuar gola dhe kam punuar shumë. Kam luajtur me 23-vjeçarët, dhe shpresoj të luaj ndonjë ndeshje në FA Cup me skuadrën e parë. Të shohim si do shkojë dhe shpresoj të luaj edhe me ekipin e parë”, tha Broja./vipsport/