Armando Broja ka pësuar një dëmtim serioz gjatë fazës përgatitore me Çelsin. Kështu, mund të thuhet se gjithçka ka mbaruar për të në SHBA, teksa koha e rikuperimit akoma nuk bëhet e ditur.

Kujtojmë se, ylli kuqezi u bashkua më 13 korrik me pjesën tjetër të londinezëve në SHBA. Kur pritej që të jepte maksimumin dhe t’i tregonte potencialin trajnerit Tuchel, 20-vjeçari duhet të përballet me këtë dëmtim.

Tashmë, mbetet për t’u parë se sa e rëndë është shkalla e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, teksa pa mësuar shkallën e dëmtimit, nuk mund të bëhet e ditur as koha e rikuperimit.

Gjate muajit te kaluar u fol shume per mundesine e kalimit te tij ne ndonje skuader tjeter, por ne fund u vendos qe te qendronte tek Çelsi, megjithate Broja ka rezultuar i pafat sepse u demtua shpejt.
Maringlen ZHIVANI