Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArmando Broja nuk ndalet, gol ndaj Arsenalit me U23 për t’i dërguar...

Armando Broja nuk ndalet, gol ndaj Arsenalit me U23 për t’i dërguar sinjal Lampard

Armando Broja vazhdon sezonin e tij të shkëlqyer në akademinë e Çelsit, duke rezultuar përsëri mes futbollistëve më të spikatur të saj.

Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa, ka qenë protagonist në fitoren 2-1 të Çelsit U23 ndaj Arsenalit, në derbin londinez, duke marrë një fitore me shumë rëndësi për të ruajtur vendin e parë në klasifikim.

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh por ishte Broja ai i cili barazoi shifrat me një gjuajtje me kokë pas një goditje nga këndi duke i dhënë një sinjal të rëndësishëm ekipit të tij. Më pas, ishte Gilmur ai që shënoi golin e 2-1 që rezistoi deri në fund të sfidës dhe i dha fitoren Çelsit U23.

Për Brojën ky ishte goli i tretë me skuadrën U23 të Çelsit në këtë edicion, në të cilin ai ka filluar të shihet si titullar i saj edhe pse vetëm 19-vjeçar.

Falë paraqitjeve të mira që ka dhuruar deri tani, shumëkush mendon se Frenk Lampard duhet ta marrë në konsideratë si opsion edhe për ekipin e parë, pasi është një talent i padiskutueshëm dhe goli i sotëm ishte sinjali i radhës që sulmuesi shqiptar i dërgoi teknikut të bluve. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments