Lojtari me origjine nga Malesia e Madhe- Armando Broja eshte bere përsëri protagonist në Premier Ligë. Sulmuesi realizoi golin e 3-1 ndaj Brentford pas një kundërsulmi të skuadrës së tij.
Ky ishte goli i pestë për 20 vjeçarin këtë sezon në kampionat. Me këtë realizim shqiptari vendos një rekord për këtë sezon.
Faqja e specializuar “Opta” ka nxjerrë në pah një statistikë për Brojën. Me golin e shënuar ndaj Brentford shqiptari bëhet lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në Premier Ligë këtë sezon.
I vetmi lojtar U-21 që ka shënuar më shumë është talenti i Arsenalit, Bukajo Saka me 6 gola. Broja vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në Premier Ligë