Kategoria e Parë do të startojë këtë fundjavë, mirëpo deri tani nuk dihen ende përballjet e ekipeve dhe kalendari i tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar se kur do të hidhet kalendari për Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Zyra për shtyp e FSHF ka nxjerr njoftimin se ditën e nesërme në orën 13:00, do të hidhet shorti i Kategorisë së parë.

Pritet që hedhja e shortit të bëhet në sallën e konferencave të FSHF-së. Tashmë do të marr fund pritja e skuadrave në Katëgorinë e Parë për të mësuar kalendarin e tyre, për edicionin e ri sportiv 2019-2020.

Skuadra e Veleçikut por edhe te tjerat e grupit te Veriut presin me interes hedhjen e shortit sepse duan te mesojne nese do t’i luajne ndeshjet e para ne fushen e tyre apo ne transferte dhe po ashtu edhe per pare se me ke do ta luajne kete sfide premiere.