Kampionati i fundit është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për Vllazninë sepse ajo nuk ia doli të qëndronte në Superligë.

Gjatë këtij kampionati, trajnerët Armando Cungu dhe Ernest Gjoka kanë aktivizuar plot 26 futbollistë.

Më shumë ndeshje nga të gjithë ka luajtur lojtari më i madh në moshë, kapiteni Gilman Lika.

31 vjeçari ka qenë në fushë në të 36 ndeshjet e këtij kampionati, ndonëse vetëm 19 i ka luajtur të plota.

Rrjedhimisht, Lika ka edhe më shumë minuta se të gjithë aktivizim. Pas tij vijnë Olsi Gocaj dhe Erald Çinari me nga 33 ndeshje të luajtura, e me rradhë Erjon Vucaj me 32 ndeshje, Andi Ribaj 31 ndeshje, Nurudeen Orelesi, Alsid Tafili dhe Arlind Kalaja me nga 30 ndeshje të luajtura.

Më pak ndeshje ka luajtur Enes Isufi që ka qenë në fushë vetëm në 1 ndeshje, pikërisht në atë të parafundit ndaj Kukësit ku ka luajtur vetëm 3 minuta.

Pas tij vijnë Belajdi Pusi dhe Samet Ruqi me nga 3 ndeshje të luajtura.
© shkodrasport.com