Mes shumë ekipeve që kanë shfaqur interesin e tyre për Armando Brojën, renditet sërish një ekip hollandez. Megjithatë, këtë herë nuk bëhet më fjalë për Viteshen, skuadra ku sulmuesi shqiptar shkëlqeu pas huazimit nga Chelsea.
Sipas asaj që raporton “CBS Sports Golazo”, kampionët e edicionit të shkuar dhe skuadra e njohur në Europë, Ajax, është rreshtuar në garë me West Ham, Leiçester dhe Napolin për të pritur vendimin e Çelsit.
Armando Broja është padyshim një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Të shumta kanë qenë klubet europiane, që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit shqiptar, që bëri një sezon të shkëlqyer te Southampton, në sezonin që u mbyll.
Me daljen ne skene edhe te emrit te Ajax, gjerat konklaviten edhe me teper sepse hollandezet njihen si nje nga klubet qe promovojne elementin e ri dhe mbase do te ishte “streha” ideale per lojtarin me origjine nga Malesia e Madhe.
Maringlen ZHIVANI