Gazeta gjermane “Bild” ka shkarkuar nga puna gazetaren që mbulonte lajmet e Bayernit. Një gjë e tillë ka ardhur, sepse ajo u fotografua duke u puthur me trajnerin e bavarezëve, Julian Nagelsmann.

Tashmë, të dy kanë nisur një lidhje, por tani aspekti emocional e pengon atë të bëjë detyrën si gazetare dhe kështu gazeta gjermane “Bild” ka vendosur ta shkarkojë nga puna gazetaren e saj.

Në fakt, trajneri Julian Nagelsmann i ka dhënë fund historisë 15-vjeçare edhe me bashkëshorten për të nisur tashmë një lidhje tjetër të re. Nagelsmann ka dy fëmijë me bashkëshorten e parë Verena, ndërsa tashmë e pret një lidhje e re me ish-gazetaren e “Bild”, që u shkarkua nga këta të fundit.

Një gjë e padëgjuar më parë, por ja që ndodhin edhe të tilla situata…
Maringlen ZHIVANI