Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArmando Cungu drejt largimit. Ernest Gjoka gati ta zëvendësojë

Armando Cungu drejt largimit. Ernest Gjoka gati ta zëvendësojë

Tre humbjet dhe dy barazimet në 5 ndeshjet e fundit kanë lëkundur jo pak bankinën e trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungu. Skuadra shkodrane ka bërë disa afrime të rëndësishme gjatë verës, por deri më tani nuk janë përkthyer në rezultatet e pritshme.

Gjatë paradites së sotme në Shkodër është shfaqur Ernest Gjoka, ish trajneri i ekipit te Kukësit, i cili arriti te kurorëzohej si kampion i vendit. Ai mësohet të ketë patur një takim me drejtuesit e lartë të klubit por orët në vijim mund të jenë përcaktuese për fatin e tëa rdhmen e tij në pankinën shkodrane. Cungu ndërkohë ka drejtuar stërvitjen edhe sot dhe mund ta bëjë edhe nesër nëse nuk vjen trajneri i ri. Ai mesa shihet, ka kërkuar vetë të largohet dhe për këtë arsye, ka edhe një marrëveshje për të vazhduar punën derisa të vijë pasardhësi i tij.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments