Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArmando Cungu kandidati kryesor për të marrë edhe Tiranën. Në lojë edhe...

Armando Cungu kandidati kryesor për të marrë edhe Tiranën. Në lojë edhe Orges Shehi

Shkodrani Armando Cungu konsiderohet kandidati kryesor per marrjen e detyres se trajnerit te ekipit te Tiranes. Ky eshte lajmi me i fundit qe qarkullon nderkohe qe nje tjeter kandidature e forte eshte edhe ajo e Orges Shehit.

Ne fakt qe prej ditesh se djeshme jane permendur disa emra te tjere, si Skender Gega, Alban Bushi e Bledar Devolli por sot nderkohe ne skene kane dale dy te tjeret.

Ka qene faqja e emisionit “Procesi Sportiv” ajo qe ka zbardhur me shume detaje ne lidhje me kete teme teksa pak minuta me pare, shkruan:

“Cungu dhe Shehi në balotazh për stolin e Tiranës. Shkodrani më përpara në preferencat e presidentit Halili. Ju si i sjikoni këto alternativa”.

Ne kete menyre nuk perjashtohet mundesia qe Armando Cungu te ulet ne pankinen e kesaj skuadre ne nje kohe qe edhe me perpara eshte permendur mundesia e marrjes se kesaj detyre por nuk eshte realizuar.

Ne Shqiperi Cungu ka drejtuar vetem ekipet e Kukesit, Laçit dhe Vllaznise, nderkohe qe nese realizohet, Tirana do te ishte ekipi i katert qe do te drejtonte ne Superligen shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments