Pasditja e sotme do te dhuroje nje sfide shume interesante, ate qe do te luhet ne Puke ne mes Terbunit vendas dhe Veleçikut. Nje ndeshje ku secila skuader do te kerkoje fitoren e cila do t’i ndihmonte per ecurine e metejshme ne kampionat dhe sigurimin e qendrimit ne kategorine e pare.

Ne kampin koplikas kane besim se do ia dalin te marrin pike. Kete bindje e shpreh edhe futbollisti qe do te mbaje shiritin e kapitenit, ne mungese te Besard Çokajt qe eshte i skualifikuar me kartona.

Behet fjale per Arsen Banushajn i cili duke folur per mediat ne kete pragndeshje, eshte shprehur: “Veleçiku po tregon se kush eshte. Barazimi ne Burrel dhe fitorja ndaj Dinamos na kane motivuar per fazen e trete te kampionatit, te cilen e fillojme nga Puka.

Shpresoj te marrim nje rezultat pozitiv, madje mund te them se edhe me barazimin jemi te kenaqur. Me vjen keq qe ndodhemi ne grupin e “play-out”it pasi kemi futbolliste me kualitet dhe duhej te ishim me lart ne renditje. Ndaj Terbunit ju siguroj se nuk do te dalim pa pike”.

Pavaresisht deklaratave, vete futbollistet dhe stafi teknik e kane te qarte se ne Puke i pret nje perballje shume e veshtire pasi edhe vendasit, ndonese kane disa mungesa, do te kerkojne me çdo kusht fitoren ne kete takim”.
www.shkodrasport.com