HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArmando Cungu kundër shtyrjes së ndeshjes

Armando Cungu kundër shtyrjes së ndeshjes

Armando Cungu ka rikthyer optimizmin në Laç, ndërsa trajneri kërkon që ai dhe skuadra të mos ndalen edhe në sfidën e radhës. Në pesë javë, Laçi me Cungun ka 4 fitore. Në prononcimin e dhënë për “Rtshsport”, Armando Cungu ka pohuar: “Laçi ka djem që kanë dëshirë dhe që japin më të mirën në fushën e lojës. Besoj se do të vijojmë kështu sepse shoh angazhim të djemtë”,-tha trajneri shkodran i kurbinasve.
T
Ndërprerja

Si një trajner që ka vite tashmë dhe eksperiencën e duhur në Superiore, Armando Cungu analizon edhe ndërprerjen e garës, që sipas tij, skuadrës së tij nuk i shërben sepse ishte duke luajtur mjaft mirë dhe kishte ritëm duke marrë edhe rezultate pozitive. “Besoj se për një ekip si i yni që kishte ritëm dhe rezultate, kjo ndërprerje nuk është mirë, ndërsa për skuadrat e tjera që kanë problem dhe duan të rikuperohen bën mirë kjo periudhë”.

Partizani

Para sfidës me Partizanin, lidhur me rivalin e radhës, Cungu shtoi se: “Kundërshtarët duhen respektuar, aq më tepër Partizani që është një emër i madh, kampion në fuqi në Superiore. Ne vlerësojmë çdo ekip dhe e kam thënë edhe herët e tjera, është një garë e çuditshme ku nuk ka ekipe të “mëdha”.

Mungesat

Kemi mungesa, por ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën. E doja kontigjentin e plotë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ka lojtarë me karton, por edhe dëmtime. Kam besim se lojtarët do të japin më të mirën e tyre ndaj Partizanit”, – tha Armando Cungu në fund të fjalës së tij./Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments