“Juban Danja” e ka shkruar tashme emrin e saj ne historine e futbollit shqiptar te femrave. Si ekipi i pare i krijuar ne Shqiperi qe ne vitin 2005, si fitues i dy Kupave te Shqiperise dhe paraqitjeve dinjitoze ne gjithe kampionatet e zhvilluara deri me tani.

Presidenti Ferdinand Jaku eshte njeriu qe ka nje kontribut te jashtezakonshem ne kete histori 14 vjeçare por ne fakt ai di “te ndaje” meritat edhe me te tjeret, trajnere, futbolliste e dashamires te ekipit.

Dhe gjesti i fundit i pjestareve te “Juban Danja” eshte vertete per t’u evidentuar. Pasditen e djeshme, eshte zhvilluar nje ceremoni shume interesante ne fushen e stervitjes se ketij ekipi.

Aty ka qene i ftuar te jete i pranishem nje nga ish- donatoret e ketij ekipi, pikerisht biznesmeni i njohur Agim Cani. Vajzat e ekipit i kane dhuruar atij fanellen e “Juban Danja” me numrin 10 ku ishte shkruar “President”, po ashtu edhe shallin e ekipit si dhe nje çertifikate mirenjohje per kontributin e dhene tek ky ekip.

Siç dihet, Agim Cani ka qene nje nga drejtuesit e “Juban Danja” ne sezonin 2012-2013, gjate te cilit me investimet e bera prej tij duke grumbulluar ne skuader lojtare shume cilesore dhe per rrjedhoje ekipi fitoi trofeun e Kupes se Shqiperise dhe u shpall nenkampion i vendit.

Dhe “Mirenjohja” per kete kontribut, eshte me e pakta qe mund te beje Ferdinand Jaku dhe “Juban Danja” sepse ata jane vendi ku kjo fjale merr vlere gjithmone.
www.shkodrasport.com