Mbremjen e djeshme trajneri shkodran i Burrelit Samuel Nikaj permes nje statusi shpjegonte me se miri çfare ndodh me nje trajner ne Shqiperi. Ndonese ai mund te kete arritur shume suksese gjate karrieres se tij, mjaftojne 2-3 rezultate jo te mira dhe te gjithe vihen kunder tij.

Per te shpjeguar edhe me shume se çfare ndodh me trajneret ne futbollin shqiptar, ka folur nje tjeter trajner qe e ka pesuar ne jo pak raste nga nje sjellje e tille e presidenteve te klubeve.

Armando Cungu duke folur ne lidhje me kete debat qe lind herepashere ne media, eshte shprehur: “Futbolli nuk mund të bëjë përjashtim në jetën shqiptare, në mentalitetin dhe mënyrën si funksionojnë gjërat në vendin tonë. Futbolli është pjesë e kësaj vorbulle.

Ka lodhjen dhe stresin e vetë. Pjesën më të madhe të gjithë kësaj barre e mbajnë trajnerët. Normalisht kur fitohet dalin shumë gjeneralë, ndërsa kur humbet është vetëm një person që vihet në tabelë të qitjes për ta pushkatuar, trajneri. Gjithmonë trajnerat janë problemi, ata janë e keqja e klubit.