Trajneri i njohur Armando Cungu diten e sotme ka folur edhe ne lidhje me Vllaznine dhe faktin qe emri i tij u permend si nje kandidature per pankinen e saj perpara se te emerohej Migen Memelli. Gjate emisionit sportiv “Panorama Sport”, ai eshte shprehur:

“Çfarë po ndodh me Vllazninë është pak e çuditshme, lojtarët kryesorë që kanë mbajtur ekipin po shpallin divorcin dhe kjo nuk është gjë pozitive për klubin, nuk është e lehtë për të gjetur lojtarë të rinj dhe për të formuar ekipin. Kjo është një transformim i klubit, duhet të reflektojnë.

Nuk është një moment i mirë dhe shpresoj të bëjnë zgjedhjet e duhura për lojtarët që të vazhdojnë në rrugën e duhur drejt objektivave. Egnatia ka qenë një ekip simpatik këtë sezon që lamë pas kisha shumë konsiderata. Unë kam qenë me pushime jashtë Shqipërisë, falenderoj të gjithë që më kanë vlerësuar mua dhe më kanë zgjedhur si të preferuar për të qenë trajner i Vllaznisë.

Nuk më pëlqejnë anketat, nuk jam njeri për tu shitur aq më pak për tu anketuar me ndonjë individ që për momentin nuk ka karrierën e duhur. Ekipet e mëdha kërkojnë trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë, nuk janë autoshkollë për të mësuar dorën.

Kontaktet me Vllazninë kanë qenë shumë të pakta por nuk dua të flas më tepër. Kam pasur bisedime me disa ekipe si nga Shqipëria dhe Kosova, pres një përgjigje tani nëse do të plotësojnë kushtet e mia dhe unë jam i gatshëm të punoj dhe të jap më të mirën time”, deklaroi ai.