Mesfushori shkodran Eraldo Deda nga sot eshte zyrtarisht futbollist i AF Elbasani. 21 vjeçari ka hedhur firme ne kontrate dhe tashme do te jete pjese e kesaj skuadre qe do te marre pjese ne kampionatin e kategorise se pare.

Gazeta “Shkodra Sport” e paralajmeroi nje dite me pare interesimin e ketij klubit per ish- futbollistin e Vllaznise dhe pasi ka marre pelqimin e stafit teknik, Deda ka firmosur kontraten.

EKSKLUZIVE/ Mesfushori shkodran shumë pranë firmës me Elbasanin

“Zyrtarisht pjese e klubit te madh AF Elbasani. Na shkofte mbare!”- shkruan ne rrjetet sociale Deda. Lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia, ne sezonin e fundit ka qene pjese e Orikut ndersa tani karriera e tij do te vijoje serish ne kategorine e pare, por ne nje skuader tjeter.

Pikerisht tek AF Elbasani i cili duket se e ka marre shume seriozisht ndertimin e ekipit per sezonin e ri ku do te kete synime shume ambicioze per te tentuar ngjitjen ne Superlige.