Armand Duka ka bërë një bashkëbisedim online me gazetarët sportiv në vend, në lidhje me temat që e shqetësojnë futbollin dhe kryesisht për finalen e Conference League që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Veç të tjerash, Duka ka cekur edhe pjesën e kërkesave nga Liga Profesioniste, duke theksuar se Qeveria ka kohë deri në 31 dhjetor pasi tani ka probleme të tjera me pandeminë.
Finalja e Confernce League në Air Albania?
Sjellja e një finaleje europiane në Shqipëri nuk është benefit vetëm për futbollin shqiptar apo stadiumin, por një gjë e mirë për të gjithë Shqipërinë. Covid-19 na detyron mos jemi bashkë fizikisht që të komunikojmë. Rruga për të ardhur deri në vendimin final të Komitetit Ekzekutiv nuk ka qenë e lehtë. Kemi bërë një lobim të gjatë, dua të falenderoj grupin e punës. Këtë gjë e kemi bërë edhe më parë për fianlen e Superkupës por nuk ia kemi dalë. Vijuam më tej me gjithë kriteret, duke pasur dashamirësinë edhe të UEFA-s.
Është hera e parë që zhvillohet në histori dhe kjo na bën ta pëlqejmë më shumë, edhe pse për herë të parë zhvillohet në Tiranë. Do të marrin pjesë të gjitha skuadrat europiane jo ato të Ligës së Kmapioneve apo të Europës. Jemi të aftë dhe do ta organizojmë mirë. Qeveria dhe institucionet na janë përgjigjur, që nga aeroporti, transporti, hotelet. Do ia dalim dhe do e bëjmë mirë, duke konfirmuar se Shqipëria e futbollit është në Europë.
Ndikimi juaj në UEFA?
Nuk dua ta besoj se ishte lojë për fillimin e garës. Edhe rikthimi u bë edhe me kontributin tim, për ta zgjidhur gjithçka si partnerë. Dua ta besoj se ka akoma ditë deri më 31 dhjetor për të plotësuar kërkesat. Janë kërkesa minimale dhe kryeministri e priti mirë dhe Shqipëria duhet ta ketë atë fond. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër që e cenon buxhetin e shtetit shqiptar. Shenja nuk ka pasur, por le të mendojmë se qeveria ka pasur shumë halle dhe do nisë të mendojë për ne sërish
Ka lëvizje nga Qeveria për plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit?
Nuk dua ta besoj që Qeveria nuk ka lëvizur . Rikthimi i futbollit në fushë u bë me kontributin tim dhe me kontribun e kryeministrit të Shqipërisë. Unë dua të besoj që akoma ka ditë deri në 31 dhjetor që ka kërkesa dhe sporti shqipar në përgjithësi të plotësohen. Ato kërkesa janë kërkesa minimale, kryeministri e ka pritur mirë, ka thënë pse jo të ketë Shqipëria një ligj sponsorizimit. Nuk cënohet buxhetin shqiptar, sesa gjërat që dëgjojmë tani janë më të kushtueshme. Shenjat deri më sot nuk ka patur, qeveria ka patur probleme të tjera, por do të mendojë dhe për ne.
Nëse nuk vijnë sinjale nga Qeveria çfarë do të ndodhë?
Personalisht nuk kam qenë për bojkot as kur filloi dhe nuk jam as për të ardhmen. Padyshim duhet të sensiblilozjmë çdo indicvid ose parti politike që të bëjë detyrën e vet. Institucioni I futbollit nuk kërkon lëmoshë por kërkojmë që të bëjnë detyrën dhe atë për të cilën janë zgjedhur. Sporti nuk është vetëm një passion por edhe shënet, një degë e ekonomisë që I jep shumë buxhetit të shtetit. Ato 2-3 kërkesa që kanë atë ligjin e sponsorizimit nuk do na cocjnë në nivel maksimal të menjehershëm, por do I sigurojnë sportit një mbijetëse.
Deklarata e zëvendësministrit grek për fianlen e “Air Albania”?
Nuk e di çfarë është thënë në Greqi. Nuk besoj se ka të drejtë ai që e ka thënë. Kemi aplikuar dhe kemi qenë seriozë. Na u besua dhe ju garantoj se do e bëjmë në mënyrë të shkëlqyer organizimin e finales së Conference League.
Fusha e stadiumit?
Nuk donim të kishim bar artificial. Provuam natyral dhe nuk doli e suksesshme. Nuk mund të jetë në gjendje të përballojë as ndeshej të kampionatit shqiptar e aq më pak për një finale që do një fushë 10 me yll. Do nisim punën për përmirësimin e fushës. Do vendoset impiant ndriçimi që ndihmon në ndriçimin e fushës, si dhe një impiant ventilimi. Nëse bari nuk do të jetë në gjendje të mirë në fillim, atëherë do të kalojmë me tapet me bar hibrid. Kështu e kishim menduar dhe është më mirë natyrali. Nëse nuk ia dalim kalojmë në hibrid”, tha Duka.