Numri një i futbollit në Shqipëri dhe i atij në Kosovë ishin të ftuar në Shiko kush luan në Top Channel. Si Armando Duka, ashtu edhe Agim Ademi shpalosën objektivat, natyrisht në kontektin e shakasë.

Kreu i Federatës shqiptare të Futbollit tha se Kombëtarja do shkojë në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit, ndërsa Messi do kalojë te Vllaznia.

Premtimet e z.Duka ishin këto:

-“Shqipëria jo vetëm që do marrë pjesë ne finalet e Botërorit në Katar, por do jetë pjesëmarrëse edhe në gjysmëfinalet e Katarit!

-Mesi ka deklaruar se do ta mbylli futbollin me ekipin e Vllaznisë!

-Madje e ka dëgjuar edhe Ronaldo, po mendohet të vijë me Tiranën!

-Laçi që do të marrë pjesë në kupat e Europës, pretendon që do tëjetë në gjysmëfinalet e Europa League.
-Numri i vajzave që luajnë futboll në vitin 2021 do dyfishohet!

Premtimet e z.Adem ishin këto:

-Do ta bëjmë kupën Nënë Tereza që të marrin pjesë të gjitha ekipet shqiptare dhe kosovare që jemi 1.

-Do të themi që Kosova prap edhe pse do bëhet ekipi, mund të themi kryesor në Ballkan, sigurisht do te shërbejë për ekipin kombëtar dhe do të japë gjithmonë futbollista sa më shumë që është e mundur, pasi kemi mjaft.

-Do ta bëjmë shumë shpejt një stadium nacional në Kosovë, i cili do të jetë po ashtu i bukur si stadiumi në Tiranë, me 30.000 vende.

-Do ta bëjmë kupën sigurisht që po, presim që shtetet tona ta bëjnë “Shqipërinë e madhe” dhe na duhet një “league”. Une dhe Duka mund ta përfundojmë këtë “league” për dy orë./newsport/