Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku, në konferencën për shtyp është shprehur se me trajnerin Panuçi nuk kanë krijuar një raport të mirë fillimisht, ndërsa më pas shtoi se trajneri aktual, Edi Reja i bën lojtarët të ndihen të rëndësishëm.
Ndeshja me Islandën
Misteri ka punuar dje në stërvitje skemën që do praktikojmë me Islandën, 3-5-2. Puna ka qenë intensive, trajneri i jep këshilla çdo lojtari, i pëlqen të marrë opinionet tona. Jam gati. Fatmirësisht kemi kohë deri në ditën e ndeshjes dhe duhet ta përgatisim veten deri ditën e ndeshjes. Kjo është një gjë pozitive, për titullar nuk e di kemi kohë të vendosim. Është dita e dytë dhe trajneri do bëjë zgjedhjet e tij.
Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën në klub dhe kombëtare. Jam munduar të shënoj sa herë më është dhënë rasti. Si në Andorra. Normal do të më pëlqente të isha deçiziv si më parë në këto ndeshje të rëndësishme.
Rendësia e grupit
Ka qenë një ndryshim brezi nga Franca, erdhën prurje të reja. Shumica kanë pasur probleme në klube, gjysma e ekipit nuk luanin dhe kjo ndikon. Me Panuçin, në fillim nuk krijuam raport shumë të mirë me të por forca më e madhe ka qenë grupi dhe duhet ta përforcojmë këtë siç kemi qenë me De Biazin. Me misterin do të gjejmë sërish grupin që mungoi me Panuçcin.
Vetëm një ndeshje kam luajtur kundër Islandës, luan mirë në ajër, kanë eksperiencë, kanë shkuar në botëror, euriopian. Duhet të shkojmë të marrim maksimal.
Trajneri Reja
Më pëlqen të jem i lirshëm, si me veten dhe me shokët. Kjo ka qenë forca jonë, të formojmë grupin dhe ambienti i krijuar tani është shumë pozitiv.
Gjëja që më ka pëlqyer te trajneri është që ka folur personalisht. Kjo na bënë të ndihemi të rëndësishëm të gjithë. Kur trajnerit të flet të bën të mendosh se do luash, po e mban grupin të karikuar. Po mundohet në stërvitje të praktikojmë skemën, me Islandën të marrim pikët maksimale.
E ardhmja
Kam akoma dy vite me kontratën, isha në huazim te Lugano. Përfundova me Luganon, do të kthehem në korrik te Levante, për të vazhduar kontratën./vipsport/