Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArmando VAJUSHI bën liderin në Rumani, tjetër gol nga shkodrani

Armando VAJUSHI bën liderin në Rumani, tjetër gol nga shkodrani

Futbollisti shkodran Armando Vajushi po shfaqet gjithnje e me shume si protagonist ne futbollin rumun ku ai luan prej dy sezonesh duke u kthyer ne lider tek Petrolul

Ai ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për skuadren e tij. Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi 0-2 në transfertë me Unirea Slobozia, për javën e gjashtë në ligën e dytë rumune. Vajushi ka shfrytëzuar një pasim të bukur në të 74 minutë, duke shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.

Forma e shqiptarit ka bërë që ai të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Petrolul, ndërsa luan me këtë ekip për sezonin e tretë.

Në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni, Vajushi ka shënuar tre gola. Pas realizimit të sotëm, shkodrani u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments