Pas barazimit me Gjermaninë dhe fitores ndaj Hungarisë, vjen ndeshja e parë jashtë fushe për kryesuesit e Italisë në grupin 3 të Nations League.

Italia e rinovuar e Roberto Mançinit, do të vizitojë Anglinë në Wolverhampton, ku sot do të luhet me dyer të mbyllura, teksa UEFA i ka imponuar FA dy ndeshje pa tifozë, për shkak të kaosit të zgjatur organizativ që shoqëroi finalen e Wembley. Blutë janë +3 ndaj britanikëve të Southgate, teksa sonte pritet një ndeshje e fortë nga të dy ekipet.

Ndeshja Angli-Itali do të luhet mbrëmjen e sotme në “Molineux Stadium” të Wolverhampton, duke nisur nga ora 20:45 pa spekaktorë, teksa në këtë ndeshje më favoritë shihen anglezët. /Maringlen ZHIVANI/

Angli-Itali, formacionet e mundshme

Anglia (4-3-3): Pickford, James, Stones, Maguire, Trippier, Gallagher, Rice, Bellingham, Bowen, Grealish, Kane Tr: Gareth Southgate

Italia (4-3-3): Donnarumma, Di Lorenzo, Bonuçi, Bastoni, Spinazzola, Barella, Tonali, Pellegrini, Politano, Zerbin, Raspadori Tr: Roberto Mançini

Gjyqtar: Marciniak