Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArmando Vajushi ka gjetur veten në Rumani. Shënon golin e dytë në...

Armando Vajushi ka gjetur veten në Rumani. Shënon golin e dytë në 4 ndeshje

Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka realizuar golin e radhës me Petrolul në Rumani. Sulmuesi shqiptar ia doli që të tund rrjetën edhe kundër Vitorul Panduri në fitoren e arritur në shifrat 0-3.

Futbollisti 29-vjeçar dërgoi topin në portën kundërshtare pas pasimit të bukur që i erdhi nga krahu i djathtë, ku në brëndësi të zonës nuk e kishte të vështirë që të shënonte.

Më herët Vajushi kishte ndihmuar në grumbullimin e tre pikëve ndaj Csikszereda. Petrolul do të arrinte që të fitonte 2-0, ndërsa futbollisti shqiptar shënoi nga 11-metrat.

Ky ishte goli i dytë për Armandon në katër ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni në Ligën e Dytë të Rumanisë. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments