Ish- portieri dhe ish- drejtori sportiv i Vllaznisë Armir Grima, tashmë po e sheh nga larg atë çfarë po ndodh tek skuadra e tij e zemrës. I angazhuar në postin e trajnerit të kombëtares së femrave, ai gjithsesi, në një prononcim për “Supersport” ka folur edhe për Vllazninë. Ai e ka vlerësua si pozitive merkaton e zhvilluar gjatë janarit nga drejtuesit e skuadrës.

“Vështirësitë që ka Vllaznia dihen, po ashtu edhe problematikat që e shoqërojnë këtë skuadër. Megjithatë, unë po shoh lëvizje. Këta afrime ose këto blerje që janë bërë, të ngrohin dhe të japin shpresë që skuadra të mos jetë në këto ujëra për vazhdimin e kampionatit dhe deri në fund të sezonit. Mendoj se afrimet e bëra janë cilësore por duhet parë sa do ingranohen dhe sa do japin më të mirën e tyre në skuadër”- ka thënë ai.
© shkodrasport.com