Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArrestimi i presidentit të Benfikës, ish-futbollisti i Milanit merr komandën e klubit

Arrestimi i presidentit të Benfikës, ish-futbollisti i Milanit merr komandën e klubit

Pak ditë më pare u bë i ditur lajmi i arrestimit të presidentit të Benfikës, Luiz Felipe Viera pas akuzave për falsifikim dhe shmangie të taksave.

Situata në klubin portugez nuk duket aspak e qetë, teksa vendin e presidentit e ka zënë ish-futbollisti i Milanit, Rui Kosta.

49-vjeçari mbante rolin e zv.presidentit të klubit dhe me arrestimin e presidentit aktual të gjitha detyrat i kanë kaluar ish-it kuqezi.

Por nuk mbaron me kaq, një grupim i tifozësh të Benfikas nuk e kanë pritur mir këtë fakt pasi dyshohet se është një komplot ndaj presidentit Viera.Situata nuk duket aspak e qetë, pasi kaosi ka pushtuar futbollin portugez pas arrestimit të një prej skuadrave më me histori në Portugali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments