Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar pasditen e kësaj të shtune. Burime për mediat bëjnë me dije se Gjici është prangosur ditën e sotme në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Kukës.

Mësohet se arrestimi i Gjicit ka ardhur me urdhër të SPAK, pasi në 16 qershor, të njëjtën ditë kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun.

Me arrestimin e Gjicit, shtohen edhe problemet per klubin e futbollit Kukesi, ku ai eshte aksioneri kryesor dhe kjo gje do te shkaktoje nje amulli te madhe teksa nga skuadra jane larguar shume lojtare dhe askush nuk mundet te thote asgje mbi te ardhmen.

Diten e djeshme nderkohe qarkulloi lajmi se klubi do te shitet, por me pas reagoi drejtori sportiv i Kukesit qe e mohoi kete gje, megjithate te gjitha keto kane ndodhur perpara arrestimit te presidentit Safet Gjici.

Tashme me zhvillimet e fundit sigurisht qe situata eshte perkeqesuar dhe askush nuk mundet te thote asgje se çfare do te ndodhe me kete skuader ne prag te startit te sezonit te ri./SHKODRA-SPORT.COM/