Robert Lewandowski nuk e lejoi veten të tundohet nga Arabia Saudite.

Është folur për këtë ditët e fundit, kur vetë lojtari tha se nuk ishte i interesuar të largohej nga Barcelona për në Ligën Pro Saudite për asnjë çmim.

Sipas asaj që raportohet nga transmetuesi polak Meczykipl, ish-sulmuesi i Bayern Munichut duket se ka refuzuar një kontratë përrallore faraonik prej 150 milionë eurosh në sezon.

Një çek shumë i pasur i refuzuar për dashurinë ndaj Barçës, klubit dhe tifozëve. Por edhe të qytetit, ku ai ndihet shkëlqyeshëm me familjen.