Tek Vllaznia e basketbollit të meshkujve vijon puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, krahas projekteve për pjesmarrje në Ligën Ballkanike etj.
Presidenti Xhaferi dhe stafi i tij janë duke u munduar të kompletojnë skuadrën me lojtarët e duhur dhe pas bisedimeve të kryera, ka arritur akordin me dy lojtarë.
Njëri është zëvendëskapiteni Dodë Lekndreaj. Bisedimet janë mbyllur me sukses dhe tashmë pritet vetëm hedhja e firmës në kontratë për të zyrtarizuar marrëveshjen e re.
Tjetri është një emër shumë i njohur: Robert Shestani. Pas disa vitesh “shtegtim” nëpër ekipe të tjera, së fundi tek Teuta, ai ka vendosur të rikthehet në Shkodër dhe do t’i bashkohet Vllaznisë.
Edhe me të akordi është arritur, siç bëjnë të ditur nga shoqata e basketbollit Vllaznia. Ndërkohë pas marrëveshjes me këto dy basketbollistë, në ditët e ardhshme do të vijnë edhe akordet me basketbollistët e tjerë që do të bëhen pjesë e skuadrës në sezonin e ri.
© shkodrasport.com