Lukas Vaskez do vazhdojë të qëndrojë tek Real Madridi.

Sipas mediave të huaja të dyja palët kanë arritur akordin dhe do firmosin një kontratë të re. Këtë sezon ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Më pas është radha e Dani Karvahal por situata e tij është më e thjesht pasi ka kontratë deri në 2025.

Përsa iu përket Luka Modriç dhe Toni Kros, bisedimet mes palëve vijojnë.