Egnatia po punon shumë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Rrogozhinasit vazhdojnë të bëjnë afrime të rëndësishme në ekip në mënyrë që të ketë sa më shumë alternativa.

Kështu sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me një sulmues. Bëhet fjalë për Soumaila Bakayoko, i cili do të zbarkojë në Superiore si lojtar i lirë. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 3-vjeçare. 22-vjeçari ka luajtur për ekipet e moshave të Bregut të Fildishtë.

Ndëkrohë jo vetëm kaq, pasi krerët e Egnatian janë në bisedime me dy futbollistë për rinovimet e kontratave. Kështu Alen Sherri dhe Abdurraman Fangaj me shumë gjasa do të vazhdojë qëndrimin në Rrogozhinë të paktën edhe për një sezon tjetër.

Ne kete menyre marrin fund edhe dilemat per te ardhmen e dy fjutbollisteve shkodrane te cilet ne kete menyre do te nisin sezonin e tyre te trete ne Rrogozhine, aty ku ne fakt arriten piken kulmore te karrieres sportive duke u shpallur edhe kampione te vendit.