HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREArsen Hajdari bashkohet në stërvitje me "Vllazninë B"

Arsen Hajdari bashkohet në stërvitje me “Vllazninë B”

Mesfushori shkodran Arsen Hajdari nuk do të largohet nga Shkodra. Në fund të sezonit të kaluar, ai pati disa mundësi për vazhdimin e karrierën si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, kryesisht në kampionatin kosovar. Megjithatë, fakti që ai për momentin nuk ka qenë në planet e trajnerit Cungu për ekipin e parë, nuk e ka “mërzitur” 28 vjeçarin që ka vendosur të mos largohet nga klubi kuqeblu.

Për këtë arsye, ka vendosur t’i bashkohet në stërvitje ekipit B duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Kraja. Ky i fundit e ka mirëpritur një rikthim të tillë teksa kujtojmë që Hajdari edhe sezonin e kaluar ka luajtur më shumë me ekipin e dytë të Vllaznisë duke dhënë kontributin e tij për ngjitjen në kategorinë e parë.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments