Mesfushori shkodran Arsen Hajdari nuk do të largohet nga Shkodra. Në fund të sezonit të kaluar, ai pati disa mundësi për vazhdimin e karrierën si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, kryesisht në kampionatin kosovar. Megjithatë, fakti që ai për momentin nuk ka qenë në planet e trajnerit Cungu për ekipin e parë, nuk e ka “mërzitur” 28 vjeçarin që ka vendosur të mos largohet nga klubi kuqeblu.

Për këtë arsye, ka vendosur t’i bashkohet në stërvitje ekipit B duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Kraja. Ky i fundit e ka mirëpritur një rikthim të tillë teksa kujtojmë që Hajdari edhe sezonin e kaluar ka luajtur më shumë me ekipin e dytë të Vllaznisë duke dhënë kontributin e tij për ngjitjen në kategorinë e parë.

© shkodrasport.com