Daniele Rugani edhe pse ka humbur vendin në formacionin titullar të Juventus, që i është marrë nga Benatia, ka zgjuar interesin e shumë klubeve europiane. 23-vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues të Italisë dhe të bardhezinjve, që rrezikojnë ta humbasin.
Sipas “The Sun”, Arsenal është gati të ofrojë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit toskan. Anglezët, në fakt, janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ish-lojtari i Empoli-t duket se është në krye të listës së dëshirave të Arsene Wenger.
Por bardhezinjtë duhet të ruhen edhe nga Manchester United, që interesohet gjithashtu për lojtarin. Alternativa e “Topçinjve”, nëse nuk arrijnë të marrin Rugani-n duket se është James Trakowski i Burnely, i cili pëlqehet edhe nga Manchester City.