Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArsenali gjen zgjidhje për Xhakën, ja plani për ta çuar te ekipi...

Arsenali gjen zgjidhje për Xhakën, ja plani për ta çuar te ekipi tjetër anglez

Zërave se Granit Xhaka do të firmosë për Hertën e Berlinit u shtohet dhe një pistë e re nga Anglia.

Granit Xhaka

Sipas mediave britanike mësohet se trajneri i Arsenalit Mikel Arteta është gati të sakrifikojë futbollistin e Zvicrës për të siguruar transferimin e mesfushorit të Leiçesterit Uilfred Ndidi. Arsenali ka përgatitur ofertën për blerjen e 23-vjeçarit nigerian duke ofruar Xhakën plus 46 milionë € në këmbim të Ndidit.

Wilfred-Ndidi

Futbollisti afrikan renditet si lojtari i dytë në kampionatin anglez me ndërhyrjet më të sakta dhe shihet si element kyç për strategjinë e Artetës.

Ndërkohë, duket se Xhaka nuk e sheh më veten pjesë e “Topçinjve” teksa trajneri i tij i ri nuk kërkon t’i japë një shans të dytë. Përplasja me tifozët e Arsenalit dhe heqja e fanelës gjatë një ndeshje e kanë bërë të padëshirueshëm shqiptarin e Zvicrës në Londër.

Duket se merkatoja e janarit do të dominohet nga lëvizjet intensive mes skuadrave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments