Vllaznise U19 i kane mjaftuar 45 minutat e pjeses se dyte per te marre nje fitore te paster ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur mesditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase.

Djemte e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani e kane dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund, ndonese e kane patur te veshtire te adaptohen me terrenin e papershtatshem ku eshte luajtur ajo.

Pjesa e pare, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka dhuruar gol dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne barazim 0-0. Krejt ndryshe e dyta. Qe ne minuten e 48-te do te ishte sulmuesi Antonio Delaj qe do te zhbllokonte shifrat per ekipin shkodran.

Nderkohe ne minuten e 57-te ishte rradha e mbrojtesit Arlind Qerpiku per te dyfishuar shifrat, nderkohe qe per te mbyllur ndeshjen do te mendonte futbollisti Paolo Pjeshka qe pak para fundit do te shenonte edhe golin e trete.

Perfundimisht 3-0 dhe Vllaznia U19 merr nje trepikesh me vlere qe e le ate ne valle per fitimin e titullit kampion te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/