Vllaznia ne atletike per meshkuj eshte kurorezuar sot per te 14-ten here rradhazi kampione e Shqiperise. Ajo ka dominuar mbi te gjithe ekipet e tjera pjesmarrese edhe ne garat e dites se dyte qe jane zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumin e Elbasanit.

Atletet shkodrane kane dominuar edhe ne 4 garat e tjera ku kane marre pjese sot dhe ne fund, kane arritur t’i japin ekipin plot 194 pikw dhe duke e kurorwzuar atw kampion tw Shqipwrisw edhe pwr vitin 2022.

Vlen per t’u permendur padyshim rekordi i ri kombetar i atletit Franko Burraj ne garen e 200 metrave kur ka vendosur shifrat e reja 21″29, duke thyer kesisoj rekordin e vendosur nga vete ai tre vjet me pare.

Suksesi i sotem eshte vazhde e gjithe sukseseve te viteve te fundit qe vertetohet me se miri me faktin qe titulli kampion i fituar sot eshte i 14-ti rradhazi per Vllaznine. Nje merite e jashtezakonshme kjo e te gjithe sportisteve, por ne veçanti e trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Gjergj KOLA

200 metra

1. Franko Burraj 21″ 29

2. Leandro Çardaku 22″ 35

3. Lulezim Çengeli 22″ 52


400 m/p

1. Durjan Idrizaj 57″4

Trehapesh

1. Muhamet Çengeli 15.31 m

2, Kolindo Kiri 15.95 m

3. Erdi Duka 13.60 m

4x 400 metra

F. Burraj, L. Çardaku, L.Çengeli, D. idrizaj 3’25″00


Renditja ekipore:

1. Vllaznia 194 pike

2. Skenderbeu 80 pike

3. Mjeshtria Sportive 50 pike