Ky eshte viti i shtate qe drejton Vllaznine e femrave dhe padyshim qe ky ekip po i dhuron emocione te medha. Ashtu si dhe trofe te shumte. E kemi fjalen per trajnerin Nikolin Leka.

Diten e djeshme ai bashke me skuadren fitoi edhe kupen e Shqiperise te ketij sezoni duke mundur thelle ne finale ekipin e Tiranes me rezultatin 7-0. Duke folur per “Shkodra Sport” numri 1 i pankines kuqeblu eshte shprehur:

“Është një gëzim me të vërtetë i madh për të gjithë ne të sjellim dy kupa brenda katër ditëve në Shkodër. Mendoj që e kemi merituar, kemi bërë një sezon fantastik. Kjo është Vllaznia. Këtë emocion që ta jep Vllaznia, nuk ta jep asnjë ekip tjetër.

Ne bëjmë gjithmonë punën tonë dhe nuk ka rëndësi kë kemi përballë. Kjo është diferenca e Vllaznisë me ekipet e tjera. Ne punojmë për vetën tonë, nuk mund t’i mësojmë të tjerët se si të punojnë.

Bazën e ekipit e kemi të shëndoshë dhe pa diskutim që do të punojmë, do të fillojmë me përgatitjet për Champions League, por edhe për sezonin e ri. Do punojmë fort që ta vendosim yllin mbi fanellë dhe të marrim dhe titullin e dhjetë”.
Gjergj KOLA