U mendua të zhvillohej në Kamëz apo dhe në Tiranë por në fund, Federata Shqiptare e Basketbollit ka marrë vendimin që ndeshjet e turit final të kampionatit të të rinjve të zhvillohen në Shkodër. Për këtë arsye, ditën e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale ndërsa të hënën do të zhvillohet finalja e shumëpritur.Katër skuadrat që kanë fituar të drejtën për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion janë Vllaznia, Tirana, Superior Klima dhe Kamza Basket. Sipas shortit të paracaktuar, çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale dhe orari i zhvillimit të tyre do të jetë si më poshtë:

E dielë, 30 prill 2017
ora 11.00 Tirana- Superior Klima
ora 13.00 Vllaznia- Kamza Basket
Ndërkohë fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshen ditën e hënë po në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të diskutuar finalen e këtij kampionati.
E hënë, 1 maj 2017
ora 11.00 Finalja
Vllaznia e drejtuar nga trajneri Roland Koka kuptohet që ka objektivin për ta fituar këtë titull kampion. Përbërja e mirë që ai ka në dispozicion por edhe puna e bërë në stërvitje gjatë gjithë këtij sezoni, e bëjnë atë optimist për arritjen e këtij suksesi.

www.shkodrasport.com