Bekim Balaj e nis me gol aventurën e tij të re te Strum Graz. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar si titullar në ndeshjen e sotme ndaj Ëolsberg dhe në minutën e 5-të ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ndeshja e parë për shkodranin si titullar dhe bëhet menjëherë protagonist te skuadra e tij duke shënuar golin e parë të ndeshjes që është duke u luajtur aktualisht në kampionatin austriak. Bekim Balaj u largua nga Ahmat Grozny dhe firmosi në Austri te Strum Graz.

Në minutën e 5-të sulmuesi shqiptar ka kaluar ekipin e tij në avantazh, në sfidën që po luhet momentalisht ndaj Volfsberger në kampionatin austriak.