Miqësoret për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdojnë. Duke qenë se kampionati është shtyrë sërish, trajneri Bledar Gjeçaj ka kërkuar të zhvillojë sërish miqësore dhe për rrjedhojë një tjetër do zhvillohet nesër (e shtunë). Përballë kuqebluve do jetë ekipi i Teutës së Durrësit. Ky i fundit ka pranuar të vijë në Shkodër për të zhvilluar miqësore dhe ajo do zhvillohet në orën 14.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kjo do jetë miqësorja e tretë për Vllazninë e cila të parën e pat zhvilluar me ekipin e Ulqinit, një nga më të mirët e Malit të Zi, të dytin me Tiranën një javë më parë të cilin e fitoi.

Trajneri Gjeçaj është mëse i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar përgatitjet deri tani por kuptohet që shtyrja pa fund e nisjes së kampionatit, i ka prishur jo pak planet. Për të, skuadra sivjet është shumë më e fortë se një sezon më parë dh përveç kësaj, edhe skuadrat e tjera kanë pësuar ndryshime duke qenë të gjitha aty- aty. Çka do të thotë se me një nisje të mbarë të kampionatit, ajo pse jo mund të jetë edhe pretendente për titullin kampion pavarësisht vështirësive financiare që po kalon për momentin.
www.shkodrasport.com