Wednesday, May 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo mund 3-2 Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Dinamo mund 3-2 Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Dinamo është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026. Në sezonit e 74-t të këtij kompeticioni, blutë mposhtën në finale Egnatian me rezultatin 3-2, me golat e Malomos, Bregut dhe Mustafa. Për rrogozhinasit shënuan Buric e Adjesa.

Rrogozhinasit humbën shërbimin e Bakajokos që në fllim të takimit, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrja të ashpër në dëm të portierit Teqja. Në fillim të pjesës së dytë edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, kjo nuk i pengoi të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që të sigurojnë trofeun e 15-të të këtij lloji në historinë e klubit.

Kjo ishte finalja e pestë në total për rrogozhinasit, ndërsa kanë triumfuar dy herë(2023 dhe 2024).

Dinamo-Egnatia 3-2

Shënues: Malomo 36′, Bregu 42′ Mustafa 84’/Buric 81′, Adjesa 90’+3

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments